Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të diele në katin e dytë të një pallati në lagjen nr. 7 në qytetin e Durrësit.

Në banesë kanë qenë dy të moshuara. Njëra ka arritur të dalë vetë, ndërsa tjetra me ndihmën e zjarrfikësve.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. E moshuara dhe një banor i një kati më lart janë dërguar në spital por nuk paraqesin probleme për shëndetin.

Paraprakisht, shkak për zjarrin dyshohet se kanë qenë pajisjet elektrike

Grupi hetimor do hetojë për shkaqet e zjarrit më hollësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA