Zjarri te “Komuna e Parisit”, reagon Ministria e Mbrojtjes: Janë djegur 3 automjete, banorët u evakuuan, por ka ende tym!

25/01/2025 19:29

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas zjarrit të rënë në garazhdin e një pallati 8-katësh në Tiranë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA