Nëntë persona janë nën hetim pasi ditën e djeshme zhvilluan një protestë përpara Bashkisë së Tiranës, pa leje.
Në njoftimin e policisë thuhet se ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë prishur rendin e qetësinë publike.
“Më datë 24.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për shtetasit D. T., A. K., K. B., E. E., B. K., dhe T. B, pasi para godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
Top Channel