Është mbledhur ditën e sotme Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë pas vdekjes së Kryepeshkopit, Anastas Janullatos.

Në një seancë të jashtëzakonshme, Sinodi shprehu dhimbjen për humbjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:

1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.

3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA