Policia Uellsit u “fik” dritat e shtëpisë së barit 3 shqiptarëve! Vlera mallit mbi 600 mijë paund

25/01/2025 14:07

Policia e Uellsit ka zbuluar një shtëpi bari, e cila ka çuar në arrestimin e tre shqiptarëve, pronarët e kultivimit të narkotikëve.

Shqiptarët, bëhet fjalë për: 27-vjeçarin Njazi Gjana, 24-vjeçarin Ervin Gjana dhe 29-vjeçarin Armeld Troski, ndërsa kanabisi arrin një vlerë 620 mijë paund.

Dy personat me mbiemrin Gjana u dënuan me nga dy vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Armeld Troski u dënua me tre vjet e katër muaj për këtë vepër penale.

Policia e Dyfed-Powys ka kryer kontroll në ish-shkollën fillore më 15 nëntor 2024 pas raportimeve nga publiku për aktivitet të dyshimtë atje.

Me hyrjen në pronë, oficerët e kishin të qartë se ky ishte një strukturë në shkallë të gjerë dhe të sofistikuar, e cila ishte modifikuar qëllimisht për të akomoduar e fshehur kanabisin.

Gjatë inspektimit të pronës dhe sasive të mëdha të kanabisit në tre katet e saj, oficerët dëgjuan tinguj lëvizjesh që vinin nga kati i poshtëm, duke treguar se kishte njerëz të tjerë të pranishëm në ndërtesë, raporton policia.

Oficerët vepruan me shpejtësi për të lokalizuar dhe arrestuar dy persona, Njazi dhe Armeld.

Personi i tretë, Ervin Gjana, u arratis nga prona duke u ngjitur mbi një gardh me tela dhe vrapuar drejt fushave aty pranë.

Nëpërmjet përdorimit të një droni dhe kontrollit fizik nga oficerët, Gjana u gjet në një anë pranë rrugës duke u vënë kështu në pranga.

Pas arrestimit të tyre, të tre shqiptarët u akuzuan për prodhimin e një droge të klasit B dhe u deklaruan fajtorë për veprën penale kur u paraqitën në Gjykatën e Kurorës Swansea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA