Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë

25/01/2025 10:13

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Ajo theksoi se Kryepeshkopi kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët orthodhoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Me vizionin hyjnor, dashurinë e pashterrshme, dijet e gjera, erudicionin e pafund, respektin për besimet dhe komunitetet e tjera fetare, shpirtin e tolerancës, përdëllimin e pashoq, komunikimin e ëmbël fetar e njerëzor, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të mungesave e vështirësive shumë të mëdha, për më shumë se tre dekada, ringriti dhe konsolidoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë.

Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe! Nderim e mirënjohje për trashëgiminë e Kryepeshkopit Anastas!

U prehtë në paqe e përjetësi!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA