Propozimi i SHBA-së me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…
Autoritetet meksikane bllokuan një avion ushtarak amerikan që po dëbonte emigrantë të paligjshëm pas “aksionit” të administratës së Donald Trump.
Zyrtarët amerikanë thanë se një avion i mbushur me emigrantë të paligjshëm nuk u ngrit në fluturim pasi autoritetet në jug të kufirit refuzuan të lejonin.
Fluturimi ishte i pari nga tre që do të niseshin, si pjesë e atij që Trump e ka përshkruar si operacionin më të madh të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm në historinë e SHBA-së.
Dëbimi i emigrantëve në vendet e huaja kërkon leje nga qeveria që do i presë, të cilën Meksika refuzoi ta jepte të enjten.
Nuk është e qartë pse autoriteti meksikan e bllokoi fluturimin, që erdhi disa orë pasi një alpinist amerikan u qëllua me armë nga një person që dyshohet të jetë pjesë e kartelit meksikan në Kaliforni.
Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ndezi menjëherë marrëdhëniet midis dy shteteve, me presidentin e ri që kërcënoi të vendosë një tarifë prej 25 % mbi importet meksikane si hakmarrje për migrimin masiv përtej kufirit jugor.
Ndërsa ai vizitoi vendet e prekura nga fatkeqësitë natyrore, Karolinën e Veriut dhe Kaliforni të premten, Trump dha një paralajmërim të ashpër për emigrantët e paligjshëm me precedentë kriminalë, duke thënë se ata do të nxirren të parët nga SHBA.
Ndërsa autoritetet meksikane nuk e kanë miratuar dëbimin e tyre, administrata e Trump ka vlerësuar përpjekjet e veta këtë javë teksa Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio postoi një video të emigrantëve që futeshin në avionët ushtarakë për në Guatemalë.
Të enjten, u zbulua se forca e tij e emigracionit kanë arrestuar mbi 1,300 imigrantë të paligjshëm, teksa Cari Kufitar, Tom Homan u zotua të vazhdojë të rrisë numrin e dëbimeve.
Homan tha për NewsNation se nga 1,300 emigrantët e arrestuar deri më tani, mbi 1,000 prej tyre ishin kriminelë.
Top Channel