Izraeli ka deklaruar se akoma nuk ka marrë një listë nga Hamasi që detajon nëse pengjet e mbetura janë ende gjallë.
Një zyrtar izraelit ka zbuluar se një listë që detajon nëse pengjet e mbetura në Gaza janë të vdekur apo të gjallë nuk është marrë ende, por pritet deri në fund të ditës të ditës së sotme, sipas CNN.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë se besojnë se shumica e 26 pengjeve që mbeten në Gaza dhe janë planifikuar të lirohen gjatë fazës së parë të marrëveshjes janë gjallë, por nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të gjithë pengjet.
Izraeli frikësohet se disa nga pengjet që pritet të lirohen gjatë fazës së parë janë tashmë të vdekur. Megjithatë këtë do e zbulojë koha.
Sipas marrëveshjes në fazën e parë do të lirohen 33 pengje izraelite dhe rreth 2000 të burgosur palestinez në harkun kohor prej 6 javësh.
Pothuajse dy javë nga fillimi i armëpushimit Hamasi ka liruar 7 pengje ndërsa Izraeli ka liruar rreth 280 të burgosur palestinez. Shkëmbimi i radhës pritet në bëhet fundjavën e ardhshme.
Top Channel