Energji e prodhuar nga panelet diellore, Rama prezanton një tjetër investim: Do të mbulojë kërkesat e 12 mijë familjeve
25/01/2025 17:12
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër projekt të energjisë së rinovueshme.
Në një postim në Facebook ai shkruan se do të sigurojë energji elektrike për 12 mijë familje.
“☀️Erseka Solar Park, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Me një prodhim prej 50 mln kWh në vit, do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje?
Teknologji moderne dhe miqësore me ambientin, me një impakt të rëndësishëm social – ekonomik për zonën dhe më gjerë.
Diversifikojme burimet e prodhimit të energjisë, duke rritur sigurinë energjitike, drejt objektivit për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030?“, shkruan Rama.
Top Channel