ZYRTARE/ Pritjes i vjen fundi! Ylli i Anglisë prezantohet te Milani, huazohet deri në fund të sezonit dhe më pas…

24/01/2025 20:55

Pritjes për Kyle Walker i ka ardhur fundi. Mbrojtësi anglez është zyrtarisht futbollisti më i ri i Milanit.

34-vjeçari ka dhënë fund aventurës së tij 8-vjeçare te Manchester City, aty ku fitoi 17 trofe, përfshirë “Tripletën” e famshme të vitit 2023.

Ai vjen te Milani në formën e huazimit, teksa “Djalli” ka të drejtën për të blerë kartonin e tij në fund të sezonit.

Lamtumira e Walker nga City vjen si pasojë e formës së tij të dobët në sezonin e fundit me “Qytetarët”, por edhe me problemet që po kalon me familjen e tij, i cili vendosi se largimi nga Anglia ishte zgjidhja më e mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA