Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë, ja çfarë kishte postuar në Tik Tok
Presidenti Donald Trump tha se ai po mendon të mbyllë Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).
Ai e quajti institucionin një “fatkeqësi” teksa po vizitonte zonat e Karolinës së Veriut të shkatërruara si pasojë e uraganit “Helene”.
“Do të firmos një urdhër ekzekutiv për të filluar procesin e reformimit rrënjësor të FEMA-s, ose ndoshta mbylljen e saj. Unë sinqerisht mendoj se FEMA nuk është e dobishme”, tha presidenti.
Presidenti tha se guvernatorët duhet të përdorin instancat shtetërore e tyre për të rregulluar problemet në vend që të telefonojnë FEMA.
“Pavarësisht nëse është guvernator demokrat apo republikan, duhet të përdorni fuqinë e shtetit tuaj për ta rregulluar atë dhe të mos humbni kohë duke kërkuar ndihmë nga FEMA. FEMA vjen këtu duke mos e njohur zonës dhe japin rregulla të paarsyeshëm për të zbatuar për shkak të paditurisë”, përfundoi Trump.
Top Channel