Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Një tjetër anije me emigrantë pritet drejt Gjadrit pas vendimit që i dha të drejtë Melonit

24/01/2025 19:41

Sorollatjet duket se morën fund. Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është aktivizuar përsëri, pas një ndërprerje mbi dy mujore.

Anija “Cassiopea” po lundron drejt qendrave të pritjes në Shëngjin e më pas në Gjadër duke kryer kështu transportin e migrantëve.

Mediat italiane raportojnë se patrulluesi i marinës ushtarake italiane ndodhet aktualisht në ujërat pranë Lampeduzës.

Më herët kryeministrja Giorga Meloni, deklaroi me vendosmëri se në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë. Ashtu siç u paralajmërua, afër fundit të muajit ka rinisur transferimi i emigrantëve.

Kujtojmë se qeveria italiane u përball me një betejë ligjore duke bllokuar zbatimin  e marrëveshjes, e madje duke kthyer emigrantët e parë të mbërritur në Shqipëri.

Dy gjykata në Itali vendosën dy muaj më parë vendosën të kundërshtojnë dekretin e qeverisë italiane lidhur me emigrantët, me anë të cilit u riklasifikuan vendet nga vijnë azilkërkuesit. Disa herë nuk u lejua nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër.

Deri sa Gjykata europiane e drejtësisë i dha të drejtë Melonit, që sipas marrëveshjes secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA