“Kemi bërë shumë për këtë vend”/ Noka ironizon Klosin: Zbrit nga autobusi mo! Ju ka hyrë lepuri në bark

23/01/2025 22:34

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, debatuan ashpër për programin që e majta prezantoi kur erdhi në krye të qeverisë dhe për premtimet e (pa)mbajtura.

Noka e pyeti Klosin se çfarë ka bërë për vendin Partia Socialiste në këto 12 vite qeverisje. Ky i fundit foli për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe tha se “BE ka dëshmuar që Shqipëria ka bërë hapa në të gjithë kapitujt”. Por, për Nokën, këto deklarata janë vetëm mashtrime. “Ju ka hyrë lepuri në bark”, iu drejtua ai socialistit.

Noka: A e mbani mend 300 ditëshin e Ramës, premtoi 300 mijë vende pune dhe përfundoi me ngrënie kokash njëri-tjetrit

Klosi: Ne sot jemi një vend që ka hapur negociatat me BE-në

Noka: Ka 12 vite që kanë qenë në këtë stad negociatat. Mos gënjeni

Klosi: Mos bërtit… Ne të dy nuk ia mbushim dot mendjen njëri-tjetrin

Noka: Më trego programin

Klosi: Ne sot kemi hapur negociatat me Bashkimin Europian dhe vetë Bashkimi Europian ka dëshmuar që Shqipëria ka bërë hapa në të gjithë kapitujt

Noka: Leri këto blla blla blla, më thuaj ç’ke bërë për bujqësinë, shëndetësinë

Klosi: Ti nuk do ta dëgjosh

Noka: Ju ka hyrë lepuri në bark. Dridheni. Më thuaj çfarë keni bërë

Klosi: Kemi bërë aq shumë për këtë vend, sot jemi kampion për turizmin në rajon, rritjen e pagave, pensioneve.

Noka: Ca thua mo, jeni bërë kampion për krimin. Zbrit mo nga autobusi, çfarë pensionesh thua

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA