Ministria e Shëndetësisë bën apel që të bëhet vaksina kundër virozave respiratore të shkaktuara nga virusi i gripit.
Ajo është falas dhe po kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për grupet e rrezikuara.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino thotë se trendi i infeksioneve respiratore dhe i gripit është i njëjtë me vitin që shkoi.
“Shqipëria është në sezonin e gripit ashtu si të gjitha rajonet e Evropës dhe hemisferës veriore. Ky është një sezon normal gripi, trendi i infeksioneve respiratore dhe i gripit është i njëjtë me vitin që shkoi, shtrimet në spitale janë të njëjta me vitin që shkoi, pra nuk kemi një grip me forma më të rënda, duke qenë që jemi ne sezon gripi duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Bino.
Top Channel