FOTO/ “Derbi” i shqiptarëve në Champions, Sylvinho dhe ndihmësit e tij ndjekin nga afër duelin e dy mesfushorëve të Kombëtares

23/01/2025 18:33

Qazim Laçi dhe Kristjan Asllani u përballën me njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve, ku Sparta e Pragës priti në shtëpi Interin, me zikaltrit që triumfuan 0-1 falë një goli të kapitenit Lautaro Martinez.

Të dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare ishin titullarë, teksa sulmuesi Indrit Tuci mungoi për shkak të një dëmtimi.

Këtë sfidë, zgjodhën ta ndiqnin nga afër dhe trajneri Sylvinho së bashku me dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva, të cilët ishin prezent në shkallët e stadiumit të Pragës.

Ata panë gjendjen e dy futbollistëve të tyre, teksa pas dy muajsh, Kombëtarja do të nisë fushatën e Kualifikueseve të Botërorit, ku do të ndeshet me Anglinë në Wembley dhe me Andorrën në Arenën Kombëtare.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta