Debat i fortë në Top Story, Demalia-Godoles: Spiunët janë ende në drejtim, janë njerëzit më të fuqishëm financiarë

23/01/2025 09:31

Analisti Ilir Demalia është përfshirë në një debat të ashpër me pedagogen Jonila Godole në studion e emisionit Top Story.

Demalia tha se duhet të dalin emrat e të gjithë politikanëve që sot janë në detyrë dhe më parë kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Demalia: Thelbi i problemit është që ti i ke bashkëpunëtorët sot në politikë dhe media akoma, i ke në fuqi financiare, ti si do I eleminosh këto.

Godole: Nuk është ky thelbi i problemit, nuk ka pasur një vullnet politik në 30 vite që të bëhet transparencë në dosje dhe e dyta …

Demalia: Pse, se janë akoma në fuqi, kush do i bëjë ata që kanë qenë?!

Godole: Shoqëria në këto 30 vite në punën që unë kam bërë, që ka bërë instituti i studimit të kërkimeve.

Demaila: Çfarë keni bërë juve për dekomunistizimin.

Godole: I kemi treguar shoqërisë çfarë ka ndodhur, nuk ka pasur interes.

Demalia: Leje shoqërinë, sa ke dalë ti me emra, ça ke zbulu ti. Janë njerëzit më të fuqishëm financiarë ata që kanë qenë në bashkëpunim dhe regjimin komunist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA