Aventurë e re për fituesin e Champions League, ish-sulmuesi i njohur i Chelsea-t i bashkohet ushtrisë

23/01/2025 16:52

Florent Malouda, ish-ylli i Chelseat, ka bërë një lëvizje të papritur në karrierë, duke i ndërruar këpucët e tij të futbollit me ato ushtarake.

44-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës së “Bluve” të Londrës që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012, thuhet se i është bashkuar ushtrisë franceze në Guianën Franceze.

Malouda, i cili kaloi gjashtë sezone të suksesshme në Stamford Bridge, është regjistruar me rezervën e qytetarëve të Regjimentit të 3-të të Këmbësorisë Pyjore. Kjo lëvizje është e pazakontë për një ish-futbollist, por shihet si një hap i lavdërueshëm në jetën e tij.

Për ata që e kujtojnë Malouda-n si një lojtar kyç në fitoren e Chelseat në vitin 2012, ky ndryshim i karrierës vjen si një surprizë. Megjithatë, lidhjet e tij të thella me vendlindjen e tij, Cayenne në Guianën Franceze, duket se kanë luajtur një rol të madh në vendimin e tij.

Në një postim të fundit në Instagram, Malouda ka shpërndarë një foto të tij me veshje ushtarake, i rrethuar nga pylli ku po stërvitej.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florent MALOUDA (@fmalouda)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA