
Krejtësisht të qetë, në këmbë dhe nen shoqërinë e avokatit të tyre, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani u vetëdorëzuan në polici.
Dy të rinjtë të përfolur për pjesëmarrjen në disa ngjarje të rënda kriminale në Shkodër, iu dorëzuan vetë policisë.
Pavarësisht dyshimeve, ndaj tyre zyrtarisht ka vetëm një akuze dhe ajo është për dhunimin e shtetasit Vladimir Bruci, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit Qershor.
Asokohe, së bashku me 4 persona të tjerë, me mjetë te forta e dhunuan Brucin duke e lënë në gjendje të rendë për jetën.
Por dy të rinjtë mendohet se janë të përfshirë edhe në një atentat të dështuar me 24 Gusht të vitit të kaluar, kur u qëllua me breshëri ndaj një automjeti të blinduar në Bushat të Vaut të Dejës por të pa vërtetuar ende nga ana e policisë dhe prokurorisë.
Ashtu si e pavërtetuar mbetet edhe pjesëmarrja e tyre në masakrën e Dobracit ku u vranë 4 persona. Atentati ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit tashmë i ka kaluar për hetim SPAK dhe zhvillimet e dosjes mbeten ende sekrete.
Top Channel