Me premtime për më shumë siguri dhe paqe, Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu drejtua amerikanëve në ceremoninë e inaugurimit.
Trump kujtoi atentatin e tij gjatë fushatës presidenciale dhe u shpreh se arriti të mbijetonte “për të bërë Amerikën madhështore sërish”.
“Zgjedhja ime së fundmi është një detyrë për t’i dhënë vendit të gjitha padrejtësive dhe për t’u kthyer njerëzve drejtësinë dhe lirinë e tyre. Në këto vite jam testuar dhe vënë në vështirësi më shumë se çdo president në historinë e Amerikës. Janë përpjekur edhe të më marrin jetën. Jeta ime u shpëtua për një arsye nga Zoti për ta bërë Amerikën sërish të madhe”.
Trump tha se çdo ditë në administratë do të punojë për të tejkaluar çdo krizë më fuqi dhe forcë.
“Do të rikthejmë shpresën sigurinë dhe paqen për çdo qytetar amerikan. Sot është dita e lirisë. Është shpresa ime që kjo presidencë do të kujtohet si më e madhe në historinë e vendit tonë. Fitorja jonë tregoi se populli është i bashkuar. Kemi marrë votën e miliona amerikanëve, dua t’ju falënderoj për dashurinë. Nuk do ta harroj këtë, e kam dëgjuar zërin tuaj”.
Top Channel