Donald Trump ka premtuar të nënshkruajë një sërë urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë si president.
Ai i ka thënë mbështetësve se do të lëvizë me “shpejtësi dhe forcë historike” në orët pas dhënies së betimit.
Ja çfarë mund të jetë në krye të listës së tij të detyrave:
Emigracioni – Presidenti i zgjedhur është zotuar se do t’i japë fund shtetësisë automatike për këdo që ka lindur në SHBA, megjithëse kjo lëvizje mund të përballet me pengesa të mëdha. Sekretari i tij i shtypit ka thënë më parë se Trump planifikon të nisë “deportimin më të madh masiv të emigrantëve të paligjshëm në historinë amerikane” në ditën e parë.
Faljet e 6 janarit – Trump thotë se administrata e tij do të “shikojë rastet e pavarura”, por është zotuar të falë ata që janë përfshirë në trazirat e Kapitolit të 2021, shkruan Sky News.
Marrëveshja e Parisit për klimën – Gjatë kohës së tij të fundit në detyrë, Trump u largua nga marrëveshja kryesore e klimës. SHBA u ripranua më vonë nën Joe Biden, por raportet sugjerojnë se ai po shikon të tërhiqet përsëri kur të marrë detyrën. Kjo do të thotë se SHBA-ja nuk është më e detyruar të përmbushë objektivat e reduktimit të emetimeve të karbonit.
Rusia dhe Ukraina – Në gjurmët e fushatës, Trump tha se mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë “brenda një dite” dhe që atëherë ai ka thënë se Ukraina duhet “ndoshta” të presë më pak ndihmë kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Top Channel