Prej 35 vitesh ruan “delen rudë”, njihuni me Ekrem Onuzin nga Kukësi

19/01/2025 12:41

Ekrem Onuzi pohon me krenari e pasion punën e palodhur të fermerit, i cili merret vetëm me blektori.

Ishte 15 vjeç kur në vitin e largët 1985 mori kërrabën në dorë për të mos e hequr për asnjë ditë.

Ekremi tregon vuajtjet dhe sakrificën që ka si fermer e çoban, falë familjes ai ja ka dalë të krijojë dy tufa me dhen. Më tej, ai tregon se me të ardhurat e blektorisë ka ndërtuar shtëpinë, një fermë të madhe, si dhe ka arritur të blej edhe një fermë së bashku me një parcelë toke.

Ai ka një apel ndaj skemave kombëtare mbështetëse për fermerët e blektorët që të rrisin mbështetjen dhe të jenë më afër tyre, pasi ky profesion po ndeshet me shumë sfida: që nga baza ushqimore, ambientet e fermave e deri tek ikja e të rinjve.

Kukësi është i njohur për mbarështimin e të imtave, veçanërisht të tufave me dhi dhe dhen, kryesisht të “Deles Rudë” por vitet e fundit ky sektor ka njohur një tkurrje edhe për shkak të largimeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA