Lirimi i tre pengjeve të para, reagon presidenti izraelit: Nuk do pushojmë derisa…

19/01/2025 18:55

Presidenti izraelit ka reaguar pas lajmit se 3 pengje izraelite janë kthyer tek familjet e tyre.

Pak minuta pasi IDF konfirmoi se tre pengjet e para ishin dorëzuar, presidenti izraelit, Isaac Herzog shprehu lehtësimin që shkëmbimi u krye me sukses.

Reagimi i tij erdhi në një postim në X.

Postimi i plotë:

Romi, Emily dhe Doron, kaq të dashura, një komb i tërë gëzohet për kthimin tuaj.

Ne ju dërgojmë juve dhe familjeve tuaja një përqafim të madh. Kjo është një ditë gëzimi dhe fillimi i një udhëtimi sfidues shërimi së bashku.

“Sytë qajnë me hidhërim, por zemra gëzohet.” Në këtë moment, lutjet tona janë me të gjitha familjet në ankth dhe pikëllim, të dashurit e të cilëve nuk janë kthyer ende. Ne nuk do të pushojmë dhe nuk do të heshtim derisa t’i kthejmë të gjitha motrat dhe vëllezërit tanë nga ferri i robërisë në Gaza, të gjallët në familjet e tyre dhe të rënët dhe të vrarët për t’u prehur me dinjitet.

Tre vajzat janë të parat nga 33 pengjet që pritet të lirohen në fazën e parë të armëpushimit të arritur këtë javë. Ndërkohë që Izraeli do të lirojë 90 të burgosur palestinez.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA