Si ndikon inflacioni? Çmimet në treg janë rritur ndjeshëm në krahasim me disa vite më parë

18/01/2025 15:56

Çmimet në treg janë rritur ndjeshëm në krahasim me disa vite më parë.

Sa vite keni që shisni në markat?

Qytetari: Mbi 25 vite.

A kanë ndryshuar çmimet përgjatë këtij 10 vjeçare?

Qytetari: Po që të gjitha janë rritur.

Një/kg domate ka qenë 70 lekë sot është 120. Spinaqi ka qenë 50 lekë sot 120, brokoli ka qenë 50 lekë sot 120 lekë, trangull ka qenë 70 lekë, sot 100 lekë, karota ka qenë 60 lekë sot 100 lekë, lulelakra 80 sot 120 lekë.

Tani do bëjmë disa blerje duke krahasuar se sa perime mund të blej në 2014 dhe në 2025.

Inflacioni në 10 vite ka ngrënë xhepat e shqiptarëve pasi çmimi i fruta perimeve është rritur me 50%. Me 500 lekë në 2014 unë kam arritur të blej gjashtë produkte të ndryshme, ndërsa me të njëjtën sasi parash kam blerë vetëm katër produkte pra më mungon spinaqi dhe karrotat. Ndërkohë që çmimet janë rritur konsumi është ulur.

Qytetarët thonë se çmimet janë tepër të larta dhe që janë rritur 10 fish më tepër. Ndërsa një qytetar thotë se dikur blinte një arkë me portokall ndërsa sot vetëm dy kilogram.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Fatmir Guri thotë se tregu është i parregullt.

“Rritja e çmimeve për konsumatorin final nuk është përkthyer në një rritje të rë dëmshme për fermerin. Kjo për vetë faktin se akoma në Shqipëri ne nuk kemi një konsolidim të zinxhirit të vlerës. Struktura jo e drejtë e tregut midis shitësit dhe blerësit”, shprehet Guri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA