Gjatë bisedës pas mesnatës, Egli i është drejtuar Gjestit duke i shprehur se këngëtari në disa sekuenca i kujton dikë, por pa e përmendur emrin e personit.
Më pas ajo i thotë se në një çift nuk mundet që të duan të dy të ecin përpara dhe të kenë pavarësinë e tyre.
“Në disa sekuenca më kujton shumë një njeri. Unë mendoj se në një çift…edhe ai mendon sigurt se e kemi shprehur këtë gjë, nuk mund të ketë dy njerëz që duan të dy të ecin para dhe të kenë pavarësinë e vet, të jenë të dy përdore të suksesshëm, unë kam qenë gjithmonë e hapur që i pari të ishte ai, pa asnjë lloj pishmani, por që të bëhesha ajo që ai kërkonte apo donte, ishalla e ka atë që ka tani e ka të tillë, o zot shyqyr që ka rrit të gjejë atë fiks”, tha Egli.
View this post on Instagram
Top Channel