Deputeti Erion Braçe përmes një postimi në Facebook lajmëroi se kryeministri Edi Rama do të jetë në Divjakë nesër.
Ai rikujtoi se si sot në vitin 2019 ai u betua si zv. Kryeministër, duke theksuar se është shumë i kënaqur që doli nga ajo zyrë siç hyri “me kokën lart, i pa tjetërsuar, i pa ndryshuar”.
Postimi i plotë i Braçes:
17 JANAR, SI SOT NE VITIN 2019;
PASI U BETOVA DHE NËNSHKROVA,
HYRA NË NJË ZYRË TË THJESHTË SI KJO;
NË MURIN E SAJ GJETA KËTË SIMBOLIN BARDH E ZI;
NË MURIN E PROFILIT NË INSTAGRAM, GJETA KËTË SHPREHJEN QË TINGELLON MIRË VEÇ NË ITALISHT:
FINO ALLA FINE!
Jam shumë i kënaqur që dola nga ajo zyre siç hyra,
ME KOKËN LART, I PA TJETËRSUAR, I PA NDRYSHUAR,
PA U BËRË PALË KUND E PA BËRË KLAN ME ATË, ATË DHE ATË, PA FLUTURUAR PREJ PUSHTETIT TË MADH-NUMRI DY I QEVERISË, PA NËNVLERËSUAR E SHPËRFILLUR KËND,
PA I RËNË NË QAFË KUJT E PA I DHËNË FAVORE NJË TJETRI!
Hyra aty pas një nominimi nga EDI RAMA, një duartrokitje nga salla e SOCIALISTËVE që më la pa frymë dhe nisa punë në një vit që u shënjua nga TËRMETI VRASËS, kalova në një tjetër vit të dominuar nga NDËRTIMI PAS TËRMETIT, në të tretin përballe pata e patëm PANDEMINË VRASËSE;
Në verë të tij, duke i shkuar në fund, thashë do dal si shenjë përgjegjësie dhe lidhur me rezultatin fitues-por jo aq, në zgjedhje.
Edhe punës në #DIVJAKË do i shkoj deri në fund, i përulur dhe thellësisht mirënjohës!
NESËR, 18 JANAR, EDI RAMA DO VIJË NË DIVJAKË!
DUAM TË FLASIM ME JU!
Top Channel