RENEA rrethon banesën e Erjon Llapushit, akuzohet për vrasjen e kamarierit në një restorant në Elbasan

17/01/2025 09:23

RENEA ka rrethuar këtë mëngjes shtëpinë Erjon Llapushi, i shpallur në kërkim për vrasjen e një kamarieri në Elbasan.

Efektivët po ushtrojnë kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Llapushi akuzohet për vrasje me dashje. Së bashku me Luan Dulellarin, që akuzohet për  moskallëzim të krimit e përkrahjes së autorit të krimit.

Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor të vitit 2021 në një restorant në Labinot Elbasan midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën pesë ditë më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA