Kishte humbur jetën kohë më parë, gjendet trupi i 53-vjeçarit në banesën e tij në Lezhë
17/01/2025 09:12
Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhës.
Viktima, i identifikuar si Arben Gazulli, 53 vjeç është gjetur thuajse i dekompozuar dhe dyshohet të ketë humbur jetën disa kohë më parë, por nuk është konstatuar. Ai jetonte vetëm dhe trupi është dërguar në Morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes.
Top Channel