Fiks Fare/ Pacientët e Lushnjës dhe Fierit nuk bëjnë dot rezonancë, prej 6 muajsh nuk ka fasha të lira

17/01/2025 20:40

Prej më shumë se 6 muajsh pacientët e Lushnjes  po dhe të Fierit nuk kryejnë dot rezonancë magnetike (RMI) për shkak se në sistem nuk ka asnjë datë të lirë. 

Mjekët e kanë të vështirë të bëjnë planifikim për pacientët që u duhet ky shërbim, pasi në sistem nuk del asnjë fashë e lirë për në Spitalin Memorial të Fierit.

Valbona Greca nga Lushnja u ankua në Fiks Fare, pasi ka probleme  me shtyllën kurrizore dhe nuk merr dot asnjë mjekim. Kjo sepse skema e rimbursimit kërkon që në kartelën e saj të jetë një ekzaminim me resonancë. Mjekja reumatologe e Poliklinikës së Specialiteteve Lushnjë  herë i thotë se nuk ka fasha të lira dhe herë i thotë që nuk punon pajisja.

Valbona asokohe është ankuar edhe tek  ish drejtori i spitalit të Lushnjes  i cili ka njëkohësisht në varësi edhe mjekët specialist të Poliklinikës dhe ai i thotë që e di mjeku sesi e bën dhe çfarë bën për planifikimin dhe nesë nuk është dakord mund të ndryshojë mjek.

Gazetarët e Fiksit i drejtohen Spitalit Rajonal Lushnjë ku takojnë drejtorin aktual Roland Ziu. Drejtori pranon problemet që kanë më shërbimin e  rezonancës, por kjo për faj të Spitalit Memorial Fier, pasi në këtë të fundit kryhet ekzaminimi.  Ndërkohë inxhinieri i spitalit Lushnjë sqaron për Fiksin se fashat e orareve të ekzaminimeve i hap Spitali Memorial i Fierit. ” Ka patur periudha të gjata që nuk ka patur asnjë fashë të lirë” pohon ai.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA