“Informim në kohë reale për veprimtaritë e paligjshme financiare”, kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm Sula pakt me AIF-në kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
Zbulohet një lokal në Patos, ku shiteshin doza Kokaine dhe Cannabisi, si dhe viheshin baste me celular, ndërsa në pranga ka rënë pronari i ambientit.
Policia bën me dije se gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Malaj, 28 vjeç, banues në Patos.
Nga kontrolli në lokalin e Malajt, në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel