U qëllua me çifte nga i afërmi në Bulqizë, 36-vjeçari humb jetën teksa transportohej me helikopter drejt Tiranës

16/01/2025 13:23

Një 36-vjeçar është plagosur me armë gjahur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël mesditën e sotme në Bulqizë.

Vasil Kamberi, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital

Policia thotë se veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç, kushëriri i parë i viktimës, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur aksidentalisht, por grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA