Sondazhi amerikan nxjerr Ramën në avantazh/ Berisha: Poll-et janë njësoj si ato të SHBA-së që nxirrnin fituese Kamala Harris

16/01/2025 13:03

Një sondazh i publikuar nga  Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nxjerr SPAK-un institucionin më të besueshëm në vend, ndërkohë që kryeministri Rama kryeson ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha me rreth 20 pikë.

I pyetur në bashkëbisedimin me qytetarët, Berisha e hodhi poshtë këtë sondazh, duke e krahasuar me ato të zgjedhjeve në SHBA të cilat nxirrnin si fitues Kamala Harris.

Pollet janë një nga mënyrat më të shëmtuara të manipulimit të opinionit publik. Nëse rikthehemi para 5 nëntorit e patë se si u shemb si piramidë gjigande mashtrimi, piramida e polleve që nxirrte fituese Harris dhe humbës Donald Trump. Në dijeninë time, institutet nuk kanë kompani sondazhi, i porosisin ato. Vetëkuptohet se këtu ato manipulohen. Ngjitja e PD-së gjatë këtyre muajve është ngjitja vertikale më e fuqishme e saj dhe ajo po shkon drejt fitores, pavarësisht nga mashtrimet me polle apo vajin e Edi Ramës”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA