“Liridona ia fali”, avokati i familjes Ademaj: Fëmijët ndodhen në institucion, pasi familja e Naimit dezinformoi shtetin suedez

16/01/2025 22:35

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla në një lidhje me skype në emisionin e Top Story në Top Channel rrëfeu detaje të reja në lidhje me aktakuzat ndaj autorëve.

Avokati: Për ne është e rëndësishme që hetimet kanë dalë me aktakuzë, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për vrasje të rëndë.

Akti u krye prej çrregullimeve familjare mes njëri tjetrit krijimi i një atmosfere, ka dashur të lirohet nga jeta e Liridonës. Sipas aktakuzës dhe deklaratës së vet, ka pasur problem bashkëshortor e cila është shkaktuar nga Naimi, Liridona edhe pse ia ka falur, ka nisur me pyetje dhe xhelozi ku Naimit i është bërë jeta e padurueshme dhe ka dashur të gjejë mënyrën më të mirë që të lirohet nga Liridona.

Fëmijët kanë lindur në Suedi dhe kanë pasaportë suedeze, më i madhi është 6 vjeç. Fëmijët janë në Suedi nën kujdestarinë e shtetit suedez, janë në institucion pa familjarët e vet, i janë dhënë familjes së Naimit në fillim, por shteti suedez konstatoi dezinformata nga ana e familjes drejt shtetit suedez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA