Me shumë se 15 mijë m/3 ujë është shkarkuar nga ujëmbledhësi i hidrocentralit të fshatit Sasaj, në Sarandë.
Ka qenë ora 12:26 min kur diga e ujë mbjellësit është çarë, duke shkarkuar gjithë sasinë e ujit, e cila mbushi përrenjtë dhe mori përpara gjithçka. Sasia e madhe e ujit shkaktoi dëme të mëdha, si dhe bllokoi rrugën nacionale Sarandë-Himarë, në zonën e Bunecit, për më shumë se dy orë.
Vërshimi i ujit vijoi edhe drejt plazhit të Bunecit, duke dëmtuar disa kabina elektrike, dhe rreth 12 biznese, kryesisht ato që përdoren për sezonin veror.
Në ndihmë për hapjen e rrugës shkuan edhe zjarrfikësit e Himarës, pasi një çift turistësh të huaj me dy fëmijë mbetën të bllokuar në këtë zonë.
Po ashtu, një banor i zonës së Bunecit tregon momentin e vërshimit te ujit, si dhe dëmet që shkaktoi.
Vërshimi i ujit dëmtoi shumë pemë dhe shkaktoi rrëshqitje gurësh të madhësive të ndryshme në rrugë, por fatmirësisht nuk pati njerëz apo makina të dëmtuara.
Top Channel