Armëpushimi në Gaza/ Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme

16/01/2025 08:38

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Përshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, shkroi Kreu i Shtetit.

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve pas 15 muajsh luftë.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën nëse miratohet nga kabineti izraelit.

Presidenti i SHBA Joe Biden, u shpreh se do të ndalonte luftimet në Gaza, do të shtonte ndihmën humanitare shumë të nevojshme për civilët palestinezë dhe do të ribashkonte pengjet me familjet e tyre pas më shumë se 15 muajsh .

Zyra e kryeministrit izraelit tha më herët se kishte disa klauzola të pazgjidhura, por shpresonte se detajet mund të finalizoheshin shpejt. Një zyrtar i Hamasit tha se drafti përfundimtar ishte miratuar nga grupi palestinez.

Palestinezët në Gaza dhe familjet e pengjeve izraelite festuan lajmin, i cili do të shohë 33 nga pothuajse 100 pengjet e mbajtura nga Hamasi të shkëmbyer me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite gjatë fazës së parë të armëpushimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA