Top Channel, vazhdimisht vërteton se është televizioni që bën bashkë të gjithë shqiptarët, duke thyer rekorde audience.
I tillë ishte spektakli i së martës i “Big Brother VIP 4”, i cili në livestream-in në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube arriti në 363 mijë shikues në kohë reale. Ky real time shënon një rekord të ri në prodhimet mediatike.
E ndërsa kanë kaluar vetëm 12 orë nga Prime i mbrëmshëm, episodi i plotë prej 3 orë e 30 minutash, është parë më shumë se 2.5 milionë herë në YouTube, pa mbushur ende 24 orë.
Debatet, të papriturat dhe surprizat mbajtën mbërthyer adhuruesit e reality show-t që është shdërruar në fenomen televiziv në ekranin e Top Channel si dhe në dy kanalet e dedikuara të “Big Brother VIP” në Digitalb. Ndonëse nuk dihen shifra totale shikueshmërie, pasi Shqipëria nuk ka matës real audience për transmetimet televizive, por këto të dhëna të qarta në YouTube janë tregues i rëndësishëm i audiencës totale të Top Channel.
Top Channel