Një shkollë në Babrru ra pjesë e grabitjes në Babrru pesë ditë më parë.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar sot njërin nga autorët, ndërsa po ndiqen në gjendje të lirë  për shkak të moshës, 2 bashkëpunëtorët e tij, nxënës të kësaj shkolle.

E.N., 19 vjeç, u kap dhe vu në pranga, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, ishin të moshave 14 dhe 17 vjeç.

Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA