Klement Çala refuzon rifutjen e tij në regjimin “41 biss”/ “Ka sjellje pozitive”, avokatja kërkesë SPAK, shtyhet seanca

15/01/2025 13:55

Klement Çala gjatë seancës ku kundërshton “41 biss”, i kërkoi SPAK se ku është bazuar për mbylljen e tij në regjimin e ashpër.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se avokatja e tij Eviola Shehu tha se nuk ekziston asnjë arsye për ta mbyllur në “41 biss”, pasi shkresat e mëparshme të burgjeve e përshkruajnë me “sjellje pozitive” dhe që nuk mban sende të ndaluara.

Seanca u shty për t’i lënë kohë prokurorisë të sjellë provat. Klement Çala ka qenë edhe më herët në regjimin e ashpër ku u mbajt për pesë muaj.

Rikthimi i tij brenda regjimit të ashpër ndodhi në 17 dhjetor 2024 dhe pas këtij vendimi, i dënuari me 20 vjet burg paraqiti kërkesë në gjykatën e posaçme për shfuqizimin e vendimit. Seanca e radhës do të mbahet në 27 janar, në orën 12.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA