Hetim i vitit 2019 nuk është i vetmi i kësaj natyre. Në vitin 2023, Prokuroria e Elbasanit lëshoi 7 urdhër-arreste ndaj personave të angazhuar në një skemë mashtrimi me TVSH-në.
Dëmi ndaj shtetit ishte plot 3 milionë euro. Personat e përfshirë në skemë krijonin kompani pa aktivitet dhe kryenin shitje fiktive duke përfituar nga rimbursimi i TVSH-së. Mes të arrestuarve bie në sy emri i shtetasit italian Aldo Mazzarela, i cili rezulton aksioner i 3 subjekteve në Shqipëri.
Një prej kompanive të tij, pikërisht “Ferro Alloys And Mineral”, ka përfituar edhe nga fondet publike. Përmes 2 transfertave, kjo kompani e hetuar për evasion ka përfituar 11 milionë lekë të reja. Ajo që bën përshtypje është fakti se paratë janë arkëtuar pikërisht nga Drejtoria e Tatimeve, Pra, institucioni që do të duhej të zbulonte abuzimet.
‘Është reduktuar? Po është reduktuar. A vazhdon të jetë prezentë, po vazhdon të jetë prezentë edhe në dogana edhe në tatime, normalisht duhet të ndërtohen apo reformohen rregullat që kemi apo të ndërtohen sisteme të reja që vë nën kontroll të gjithë elementët. Auditi i brendshëm është një instrument kundër korrupsionit, në momentin që korruptohet edhe ky instrument që është kundër korrupsionit, pastaj nuk ngelet më gjë’ u shpreh Erion Braçe, deputet.
Top Channel