Vendimi i Pep Guardiola për të rinovuar kontratën e tij me Man City është arsyeja kryesore që solli divorcin me gruan e tij.
Kontrata e mëparshme e 53-vjeçarit, me Cityn do të skadonte në fund të sezonit, por ai ra dakord për një zgjatje 2-vjeçare në nëntor të vitit 2024.
Guardiola tha se nuk mund të largohej nga klubi pasi pësoi katër humbje radhazi për herë të parë në karrierën e tij si trajner.
Gazetaret spanjolle të Showbizit Lorena Vazquez dhe Laura Fa e kanë lidhur zgjatjen e kontratës së tij në Premier League me ndarjen e çiftit. Ato ofruan një pasqyrë të brendshme rreth divorcit të papritshëm të çiftit.
Thuhet se Cristina i habiti të afërmit e çiftit kur nuk u kthye në Manchester siç pritej në shtator pas pushimeve verore.
Brazilianja 52-vjeçare u kthye në Barcelonë në vitin 2019 për t’u fokusuar në interesat e saj të biznesit në butikun e saj të familjes Serra-Claret.
“Gruaja e trajnerit katalanas thuhet se e fajësoi atë për përpjekje të tepërt në projektin e tij profesional dhe ndjeu nevojën për t’u larguar nga Manchesteri”, tha Vazquez.
“Gjatë festave të Krishtlindjeve, të dy qëndruan në Barcelonë dhe madje u panë duke shijuar kohën së bashku, por vendimi i Guardiolës për të rinovuar kontratën e tij me Manchester Cityn bëri që Cristina të thoshte mjaft”, shtoi Vazquez.
“Sipas raportimeve, familja kishte vendosur që kohës së tyre në Angli po i vinte fundi dhe se jeta e tyre e re ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe.”
“Konfirmimi se Pep do të qëndronte te Citizens deri në vitin 2027 përfundoi duke thyer atë që tashmë ishte plasaritur.”, përfundoi Vazquez.
Top Channel