Shqipëria, pjesë e “Giro d’Italia 2025”, Rama ndan momente nga eventi në Romë: Do të ndiqet nga 200 televizione

14/01/2025 10:21

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetin social “Facebook” momente nga eventi i një dite më parë në Romë, për përgatitjet e garës së famshme çiklistike “Giro d’Italia 2025”.

Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetëm i Nisjes së Madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.

Për tre ditë në muajin maj, mijëra çiklistë nga e gjithë bota do garojnë në rrugët e Shqipërisë, ku 800 milionë persona do e ndjekin garën drejtpërdrejt.

Jam shumë i kënaqur të themi që kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që zgjedhjet janë shumë dhe ka shumë vende që konkurrojnë këtë nisje të garës që ka 15 vjet që është vendosur dhe për këtë jam edhe më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj e më të pasur. Për t’u treguar po ashtu vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 stacione televizive në gjithë botën që transmetojnë drejtpërdrejtë ‘Giro d’Italia’”, është shprehur më herët Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA