Rrëshqitje masive dheu në aksin Përmet-Tepelenë, radhë të gjata makinash nga rruga e bllokuar

14/01/2025 16:00

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në zonën e quajtur Malorja e Dragotit, në aksin rrugor Përmet-Tepelenë.

Kjo gjë ka shkaktuar një bllokim të rrugës, duke krijuar një radhë të madhe të automjeteve për të kaluar.

Është hera e dytë brenda 10 ditëve që kjo rrugë bllokohet për të njëjtën arsye.

Vendi konsiderohet i rrezikshëm për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të dherave, ndërsa s’është kryer asnjë punim mbrojtës.

“Me fillimin e shirave dhe ngricave, këtu ka gjithmonë rrëzime gurësh dhe dherash nga mali. Rruga është bllokuar shumë herë në vite”, shprehen shoferët që frekuentojnë shpesh këtë rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA