Pas dy ditësh të acarta, përmirësohet situata në vend! 20 shkolla në qarkun e Kukësit rifillojnë mësimin normalisht

14/01/2025 17:31

Procesi mësimor do fillojë normalisht pas dy ditësh pezullim për shkak të motit të keq, kështu thuhet në një njoftim të Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

Nesër rikthehet procesi mësimor në 20 shkollat e zonave rurale të Qarkut të Kukësit.

Pas ndërprerjes së reshjeve të borës dhe hapjes së rrugëve në fshatrat e bllokuar të njësive të larta administrative është vendosur që nesër të hapen shkollat për vijimin e procesit mësimorë.

Kujtojmë se MAS vendosi pezullimin e mësimit për ditët e hënë e të marte për shkak të kushteve të këqija të motit.

Zonat rurale u mbuluan nga bora, duke bllokuar rrugë të shumta që sollën pezullimin dy-ditor të procesit mësimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA