
Kryeministri australian Anthony Albanese i ka dërguar një mesazh të ashpër Elon Musk, duke i bërë thirrje që të mos ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të vendit, që do të mbahen në maj.
Musk është shfaqur që nga vera e kaluar si një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump, duke fituar një vend në rrethin e brendshëm të presidentit të zgjedhur të SHBA.
“Ne kemi ligje kundër ndërhyrjeve të huaja në këtë vend. Zgjedhjet në Australi është një cështje që u përket vetëm australianëve”, tha Albanese.
Deklarata vjen ndërsa Australia përgatitet për zgjedhjet që pritet të mbahen në maj.
Sipas Politico, Musk tashmë është përfshirë në polemika me qeverinë australiane. Shtatorin e kaluar ai i quajti australianët “fashistë”, duke reaguar ndaj legjislacionit që synon rregullimin e dezinformatave në mediat sociale.
Top Channel