Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur këtë të hënë në selinë rozë, në një takim që në fokus ka votën e Diasporës.
Mësohet se në mbledhje nuk është i pranishëm kryeministri, njëkohësisht kryesocialisti, Edi Rama. Në seli ndodhet drejtuesja politike e Tiranës, Elisa Spiropali, së bashku me disa deputetë socialist. Drejtuesit politik të qarqeve të tjera marrim pjesë virtualisht.
Të shtunën, në 11 janar, u hap procesi i regjistrimit të Diasporës, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë nga shteti ku punojnë dhe jetojnë. Deri më tani, në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë aplikuar mbi 8500 shqiptarë që jetojnë jashtë vetë dhe duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.
Top Channel