13/01 20:21
Ish-kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon ka njoftuar se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Peter Murrell.
Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, ajo shkruan “Ju konfirmoj se unë dhe Peter kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë. Ne jemi ndarë prej disa kohësh dhe mendojmë se është koha t’u bëjmë të ditur të tjerëve për statusin tonë. Ne gjithmonë do të kujdesemi për njëri-tjetrin.”
Sturgeon dhe Murrell u takuan përmes Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) dhe lidhën në vitin 2003. Ata u martuan në korrik 2010 në Oran Mor, Glasgoë.
Top Channel