Në Bashkinë Gramsh aktualisht bora është e pranishme në fshatrat e njësive administrative Lenie, Kukur, Poroçan dhe pjesërisht në disa fshatrat e Njësisë Pishaj, Sult Tunjë, Skënderbegas dhe Kushovë.
Akset rrugore të cilat janë prekur nga ngricat dhe bora janë aksi Gramsh – Moglicë (në vendin e quajtur mollë e Grabovës rreth 10-15 cm borë).
Firma koncesionare e mirëmbajtjes së rrugës ka ndërhyre dhe ka bërë pastrimin rreth mesnatës. Linjat e autobusëve të njësisë Lenie dhe Poroçan nuk kanë arritur të shkojnë nëpër fshatra për shkak të ngricave dhe borës. Por mjetet e vogla të cilat janë pajisur me zinxhir kane arritur të qarkullojnë.
Në të gjitha njësitë administrative ka probleme me furnizimin me energji elektrike dhe aktualisht që po flasim energjia mungon pjesërisht në disa fshatra në Njësinë Tunjë, Kushovë, Lenie por sipas raportimeve me OSHE -Gramsh shërbimi elektrik janë në terren për të konstatuar defekte.
Top Channel