Ekzekutohet një tjetër politikan në Ekuador.
Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit.
Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 16”30 me orën lokale. Autoritetet e Ekudorit bëjnë me dije se ende nuk është identifikuar autori. I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i tij i mitur, por fatmirëisht pa rrezik për jetën.
Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.
Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë për kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.
Në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve ekuadorianë.
Top Channel