Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në një market në Theth.

Rreth orës 1:30 minuta, një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lenden plasëse dhe është larguar.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, shihet momenti kur autori afrohet dhe vendos lëndën plasëse, teksa më pas momenti i shpërthimit të saj.

Policia ka arritur të arrestojë autorin, shtetasi Frederik Paplekaj. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse.

Në njoftimin e policisë Shkodër thuhet:

Vendosi lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes  identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Kapja e tij  u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Theth”, në derën  e  marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është  hedhur  një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar  vetëm dëme materiale.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen  në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39-vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA