Përplasjet e G-Banit me Valbonën dhe Laertin kanë sjellë një zarf të zi në shtëpi.
Pasi situata del jashtë kontrollit, G-Bani ka shtyrë Valbonën, e cila u përfshi në debat për të qetësuar gjakrat mes dy banorëve të “Big Brother VIP”.
Debati ka vijuar edhe gjatë prime-t të kësaj të shtune, teksa banorët kanë dhënë versionet e tyre të situatës së krijuar.
Laerti: Pas asaj mbrëmjeje unë sërish e kam përqafë G-Banin dhe e kam falur. Nuk është se do të mbaj mëri, apo të detyroj unë që të lërë shtëpinë. Duhet të ruajmë mënyrën e të shprehurit. Mes djemve ndodh kjo, është mëse e kuptueshme. G-Bani pati burrërinë, gjë që e kam thënë edhe në primen e kaluar, erdhi kërkoi falje. Publiku pret nga ne të shohë një gjë të re. Falja është hyjnore, nuk do të qëndroj në një moment acarimi.
Klajdi: Pjesën e Hulkut e ka shumë problem, e ka atë 7 minuta. Ai është i zgjuar, i çiltër, sinqertë, por është e keqja e vetes. Më vjen keq që është kështu, se di nëse Hulkun e ka personazh këtu brenda. Po dënon veten, ne po e tolerojmë dhe ai nuk po reflekton.
G-Bani: Dua t’i them Valbonës që më vjen keq që i kam shtyrë duart. Dua t’i them Laertit që nuk kam nevojë për faljen tënde hyjnore, ndërsa për Klajdin e dua shumë, që ditën e parë që e kam takuar.
Valbona: Ishte një situatë e sikletshme, ai është shumë impulsiv. Vajta në mesin e tyre, ishte e dukshme në klip (shtyrja). Mendoj që ka qenë reagim i momentit për shkak të lojës. Vazhdon të jetë bombë me sahat. Nuk dua të përsëritem që është ai djali me zemër të madhe, është më i sinqerti këtu brenda i ka të gjitha këto cilësi të mira, por ama kur shpërthen papritur shndërrohet në një G-Ban që më çudit.
Top Channel