Gramosi ka qenë një ndër banorët, që ka pasur përplasje me Gjestin që në ditët e para.
Banori tha se lojën e Gjestit mund ta bëjnë të gjithë banorët e shtëpisë, duke shtuar se Gjesti po merret me të. Nga ana tjetër, Gjesti u shpreh se i pari e ka sulmuar Gramosi dhe se ai nuk ka pasur asnjë problem me të në fillim.
Gramosi: E kam imituar për t’i treguar që ato gjëra që bën ai, mund t’i bëjmë të gjithë. Mendoj se e kam bërë me sukses, tani ai do të merret me mua, le të vazhdojë. I ka djegur shumë ajo që ndodhi mes nesh.
Gjesti: Për atë fjalë që më thoshte, e di që do dalë të shtunën dhe ishallah del sepse e ka qejf të dalë. Unë kam bërë lojën time, siç di të bëj. Nuk kam pasur gjë me të, ky ka nisur të më gjuajë.
Top Channel